Nga miqësi në tensione, deri te një puthje surprizë: Çfarë po ndodh mes Erjolës dhe Meritonit?
Në fillim të qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP”, Erjola Doçi dhe Meriton Mjekiqi kishin ndërtuar një miqësi të fortë, e cila u prish sapo Meritoni nisi lidhjen me Ilnisën. Situata bëri që Erjola ta shihte Meritoni si kundërshtar, duke sjellë debate të ashpra dhe tensione brenda shtëpisë. Një nga momentet më të përfolura mbetet ai i gatimit të hallvës, që nxiti diskutime dhe grindje mes banorëve, duke i kthyer vëmendjen e publikut mbi marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, duket se kohët e vjetra kanë mbetur pas. Së fundmi, portali Kryefjala ka siguruar një foto ekskluzive ku Meritoni shihet duke shkëmbyer një puthje në buzë me Erjolën. Ky moment ka ndezur menjëherë spekulimet tek ndjekësit dhe fansat: Çfarë po ndodh mes tyre? A është ky fillimi i një romance të re, apo thjesht një bashkëpunim i përbashkët për projekte të reja?
Fotoja ka rindezur diskutimet dhe komentet në rrjetet sociale, ku ndjekësit nuk kanë nguruar të spekulojnë mbi raportin mes dy ish-banorëve. Megjithëse marrëdhënia e tyre ka kaluar nëpër debate dhe tensione, ky moment i fundit tregon se dinamika mes tyre mund të jetë më e ndërlikuar sesa duket.
Ndërkohë që fansat presin zhvillimet e reja, çdo lëvizje e Erjolës dhe Meritoni do të jetë nën vëzhgim të publikut, duke ndezur pyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre dhe mundësitë për një lidhje të re mes dy ish-banorëve të njohur të reality show.