Sat, Sep 20, 2025

Mali i Zi zyrtarizon trajnerin e ri, në stol ulet Vucinic

  • PublishedSeptember 20, 2025

Mali i Zi zyrtarizon trajnerin e ri, në stol ulet Vucinic

Mali i zi me trajner të ri. Përfaqësuesja malazeze ka zyrtarizuar së fundmi në pankinë Mirko Vucinic.

“Një rol i ri, ndërsa përpiqemi të ndërtojmë një brez të ri. Kapiteni ynë i parë, lojtari ynë i gjithanshëm, trajneri ynë, Mirko Vucinic ynë.”- shkruan Mali i zi.

Vetë Vucinic u shpreh i lumtur për arritjen e marrëveshjes. “Ndihem i nderuar dhe i kënaqur, ishte dëshira ime e madhe që një ditë të bëhesha trajner. Kam qenë këtu që nga dita e parë që ekziston kombëtarja, gjithmonë më ka pëlqyer të vij dhe kështu duhet të jetë me të gjithë”.

41-vjeçari, i cili e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si lojtar në Serie A me Lecce-n, Romën dhe Juventusin, do të marrë drejtimin e Malit të Zi, në atë që quhet eksperienca e tij e parë si trajner.

Vucinic shënoi 17 gola nga 46 paraqitje për Malin e Zi gjatë kohës së tij si lojtar.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net