VIDEO/ Juventus zhgënjen në Verona, vetëm barazim
Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Verona, në ndeshjen e Serie A. Bardhezinjtë realizuan të parët me Conceicaon, pas 18 minutash lojë.
Vendasit reaguan dhe vendosën ekuilibrat, me anë të Orban, në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Verona ndëshkoi Juventusin me Serdar, por goli u anulua për offside.
Ekipi i Tudor kryeson me 10 pikë kampionatin, me 3 fitore të regjistruara dhe 1 barazim.
© BalkanWeb