AXHENDA E SUPERIORES/ Rikthehet derbi i kryeqytetit, java e pestë premton emocione të reja
Java e pestë e Superiores premton emocione të reja. Kjo pasi rikthehet derbi i kryeqytetit Tirana-Dinamo, pikërisht te stadiumi “Selman Stërmasi”. Gjithçka do të luhet më 27 dhe 28 shtator dhe oraret mbeten njësoj, 16:00 dhe 19:00. Sfidë tjetër interesante është edhe ajo mes Flamurtarit dhe Egnatias, që do të zhvillohet në Vlorë.Elbasani kryeson i vetëm kampionatin me 10 pikë. Ndjekësit më të afërt kanë nga 7 pikë.
AXHENDA E JAVËS SË PESTË TË SUPERIORES
27 shtator
Bylis – Partizani ora 16:00
Tirana – Dinamo ora 16:00
Elbasani – Teuta ora 19:00
28 shtator
Vllaznia – Vora ora 19:00
Flamurtari – Egatia ora 19:00
© BalkanWeb