Sun, Sep 21, 2025

E konfirmuar! Mirlind Daku kurorëzon dashurinë me Vesa Vllasaliun

  • PublishedSeptember 21, 2025

E konfirmuar! Mirlind Daku kurorëzon dashurinë me Vesa Vllasaliun

Futbollisti kosovar Mirlind Daku ka surprizuar fansat me një lajm të madh në jetën e tij private: ai është martuar me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu.

Ndërsa deri dje gjithçka mbetej në nivel thashethemesh, konfirmimi erdhi. Trajneri i Rubin Kazan, Rashid Rakhimov, pas fitores ndaj Akron Togliattit, ku Daku realizoi golin e dytë, vendosi të ndajë me mediat një detaj personal të sulmuesit. I pyetur për gjendjen emocionale të lojtarit pas humbjes së gjyshit javën e kaluar, ai deklaroi:

“Çdo gjë është në rregull. Ka ndodhur diçka pozitive për të. Ai është martuar, ka nënshkruar kontratë martese dhe ndoshta kjo mund ta ketë bërë pak të mërzitur.”

Në fushë, Daku po tregon formë të lartë dhe efikasitet, duke ndihmuar ekipin e tij me gola vendimtarë. Jashtë saj, ai ka bërë një hap të rëndësishëm personal, duke nisur jetën martesore me një figurë tashmë të njohur për publikun shqiptar.

Ky zhvillim shënon një kapitull të ri jo vetëm në karrierën e tij sportive, por edhe në jetën private, duke e bërë Mirlind Daku një nga emrat më të komentuar të momentit.

Kujtojmë që Vllasaliu njihet për historinë e saj të ndarjes me futbollistin Mërgim Berisha. Që pas daljes nga “Big Brother Kosova”, ku ajo mori pjesë vitin e shkuar, modelja ka bërë edhe disa deklarata të tjera për ish-të fejuarin e saj. Por prej disa kohësh ajo e ka mbyllur këtë histori, ku duket se është përqendruar tek romanca e saj e re.