Genta Ismajli flet për rikthimin në muzikë dhe zërat për divorc
Pas disa vitesh mungesë nga skena muzikore, Genta Ismajli është rikthyer me energji të reja. Këngëtarja publikoi së fundmi këngën “Unë të dua” në bashkëpunim me Luana Vjollcën, një projekt që ka marrë vëmendjen e publikut dhe rikthyer Gentën në qendër të vëmendjes.
Gjatë pauzës së saj, artistja u përfol shpesh për një ndarje nga bashkëshorti i saj, Usta. Por në një intervistë për “Prive”, ajo i ka mohuar kategorikisht këto lajme, duke treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.
“Usta është përkrahës shumë i madh i imi dhe më ka thënë që është ‘fansi im më i madh’. Kam shumë fat që e kam edhe partner të jetës, edhe burrë, por edhe që nuk më pengon në asnjë aspekt. Ndihem shumë mirë me Usta-n, e kam gjithçka”, u shpreh këngëtarja.
Arsyeja kryesore e shkëputjes nga skena ka qenë mëmësia. Genta tregoi se i është përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj, por tani ndihet e gatshme të kthehet fuqishëm.
“Kam munguar për shkak të fëmijëve, i kam rritur ata dhe tani që kanë arritur njëfarë moshe, është momenti i duhur për rikthim,” tha ajo.
Sipas “Prive”, pas bashkëpunimit me Luanën, këngëtarja pritet të sjellë edhe një projekt solo.