Sun, Sep 21, 2025

“Mos harroni veten”/ A do rikthehet Luana Vjollca në ekran?

  • PublishedSeptember 21, 2025

“Mos harroni veten”/ A do rikthehet Luana Vjollca në ekran?

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, pas pyetjeve të shumta mbi mungesën e saj në ekran. Në një reagim përmes “Instastory”-t, Luana tregoi se ky largim i përkohshëm nga televizioni ka qenë i nevojshëm për të gjetur kohë për veten dhe për të kuptuar çfarë i pëlqen të bëjë jashtë angazhimeve të përditshme që ka.

“Ndonjëherë të duhet pak kohë për veten. Unë dikur jetoja si robot, isha e lumtur vetëm kur kisha punë për të bërë, përndryshe nuk dija çfarë të bëja me jetën time. Por ky pushim më ndihmoi të kuptoj më shumë për veten,” – shkroi ajo.

Megjithatë, Luana siguroi fansat e saj se rikthimi në ekran është i pashmangshëm:

“Sigurisht që do të jem përsëri në televizion, sepse nuk di të jetoj pa ju. Por dua të them diçka: ndiqni ëndrrat tuaja, por mos harroni veten gjatë këtij procesi.”- shkruan Luana në story.

Ky mesazh i saj ka ngrohur zemrat e fansave, të cilët prej kohësh kanë shprehur mungesën e saj në ekran dhe padurimin për ta parë sërish në projekte të reja televizive.

Se në cilin ekran do ta shohim, do na duhet të presim!

Screenshot