VIDEO/ Kordinim perfekt, Shehu takohet me golin në Poloni
Juljan Shehu ka shënuar gol në elitën polake me Widzew Lodz, në humbjen 3-2 ndaj Gornik.
Në minutën e 27-të, pas një krosimi të Alvarez, mesfushori i kombëtares kordinohet mjaft mirë dhe me kokë, çon topin në rrjetë.
Për Shehun ky është goli i 3-të sezonal, ndërsa në këto 9 ndeshje të para, ka dhuruar edhe 2 asiste. Për të, ky është viti i katërt te kjo skuadër.
© BalkanWeb