Dëmtohet lojtari i Barcelonës, mungon 3 javë
Lajm i keq për trajnerin e Barcelonës, Hansi. Katalanasit humbasin shërbimet e Fermin Lopez për tre javë, për shkak dëmtimi. Njoftimi ka ardhur nga klubil nëpërmjet kanaleve zyrtare.
“Fermín López ka pësuar dëmtim. Ai do të jetë jashtë për rreth tre javë” – shkruan Klubi.
Lopez nuk do të jetë i disponueshëm për Barcelonën për ndeshjet e ardhshme kundër Real Oviedo, Real Sociedad dhe Sevilla në La Liga.
© BalkanWeb