Dortmund nuk ndal hapin, verdhezinjtë konfirmohen si skuadra anti-Bayern në Bundesligë
Një gol mjaft i bukur nga Karim Adeyemi i mjaftoi Borussias së Dortmundit që të kalojë me sukses Wolfsburg, në ndeshjen e mbrëmjes të së dielës në Bundesliga. 3 pikë për skuadrën e drejtuar nga Niko Kovacs që konfirmohet për momentin si skuadra anti Bayern në këtë fillim sezoni, me verdhezinjtë që pas 4 javëve të para numërojnë 10 pikë, dy më pak se sa bavarezët kryesues.
Bayerni i Mynihut kaloi pa shumë vështirësi të shtunën Hoffenheim 1-4. Për skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany protagonist u shndërrua sulmuesi anglez Harry Kane që reralizoi 3 gola, duke bërë që bavarezët të marrin maksimumin në këto 4 javë të para në Bundesliga.
Leverkusen në krahun tjetër pas suksesit në fundjavën e shkuar ndaj Frankfurt dhe barazimit ndaj Copenhagen nuk mundi dot të vijojë serinë e fitoreve në kampionat, pasi u ndal në barazim 1-1 ndaj Borussia Monchegladbah. Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 70 me Tillman, ndërsa goli i barazimit për Gladbah erdhi vetëm në shtesë me Tabakoviç. Skuadra e teknikut Hjlumand mbetet në vendin e 11 me vetëm 5 pikë, pas 5 javëve të para.
© BalkanWeb