Nuk ishte objektiv, ja përse përfaqësuesit të Argjentinës iu hoq e drejta për të votuar për “Topin e Artë”
Enrique Wolff, ish lojtari i Argjentinës humbi vendin e tij në panelin e votimit për Topin e Artë, pasi në zgjedhjet e tij nuk ishtë më objektiv.
Shkak për këtë vendim të marrë nga “France Football”, është bërë fakti se Wolff në vitin 2023, zgjodhi katër bashkatdhetarët e tij Leo Messi, Lautaro Martinez, Julian Alvarez dhe Emiliano Martinez mes pesë të parëve.
Kryeredaktori i “France Football, Vincent Garcia ka sqaruar gjithçka. “
Nuk jam diktator. Votojnë me zemër. Disa preferojnë sulmues ose mesfushorë, këtë apo atë skuadër.
E rëndësishme është të jesh i besueshëm. Jo të gjithë e kalojnë madje këtë test. Vitin e kaluar votuesi për Argjentinën u hoq pasi kishte përzgjedhur katër lojtarë argjentinas mes pesë vendeve të para të tij. Kishte katër lojtarë argjentinas të disponueshëm në listën e kandidatëve dhe ai i zgjodhi të gjithë. Mendimi im është që ai ka humbur objektivitetin. Kemi ndryshuar gazetar dhe nuk voton më”- tha Garcia për gazetarin që asokohe përfaqësonte Argjentinën.

© BalkanWeb