Mon, Sep 22, 2025

“Po kam frikë me shku te Zoti” – deklarata e fuqishme e Petrovcit e dhënë para disa viteve

  • PublishedSeptember 22, 2025

“Po kam frikë me shku te Zoti” – deklarata e fuqishme e Petrovcit e dhënë para disa viteve

Sot u nda nga jeta Enver Petrovci, një nga figurat më të njohura të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Aktori dhe pedagogu i shquar la pas një trashëgimi të pasur artistike që do të mbetet e gjallë për brezat e ardhshëm.

Para tre vitesh, në një intervistë në emisionin Libero, Petrovci rrëfeu hapur bindjet, reflektimet dhe pasionin e tij për artin, që e karakterizuan gjatë gjithë jetës. “Mendoj që pak kam punuar, pak kam bërë, nuk jam modest. Unë jam besimtar. Aty nuk kam dilemë, se e kam parë dritën e Zotit,” kishte thënë ai.

Ai gjithashtu shprehu dhe frikën që ndjente për dhuratën e talentit që Zoti i kishte dhënë: “Kam frikë me shku te Zoti sepse më ka dhënë shumë mundësi, e unë nuk kam bërë asgjë. Në krahasim me atë se sa mundësi m’ka dhënë.” Petrovci theksoi veçoritë që e bënë një artist të veçantë: zërin, mendjen, talentin për skenë, për komponim, për këndim dhe instrument, si dhe shëndetin që ia mundësoi të ushtronte artin e tij.

“E unë vetëm kam qenë shqiptar,” kishte thënë ndër të tjera aktori.

Trashëgimia e Enver Petrovcit do të mbetet e gjallë jo vetëm në teatrin dhe kinematografinë shqiptare, por edhe në kujtimet dhe mesazhet që la pas, duke frymëzuar breza të rinj artistësh dhe duke lënë një model të paharrueshëm për reflektim mbi jetën dhe talentin.