Mon, Sep 22, 2025

“Të tjera vajza janë përndjekur dhe kërcënuar prej tij”/ Vazhdon përplasja e fortë Martini-Hysenbelliu

  • PublishedSeptember 22, 2025

“Të tjera vajza janë përndjekur dhe kërcënuar prej tij”/ Vazhdon përplasja e fortë Martini-Hysenbelliu

Debati publik mes modeles Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliut duket se nuk njeh pushim. Pas reagimit të Fatmirit në rrjetet sociale, Angela publikoi mesazhe nga disa vajza që ndajnë eksperienca të ngjashme me të, si dhe disa mesazhe që Fatmiri i kishte dërguar në vitin 2019, ndryshe nga ajo që ai pretendon, se nuk e ka kontaktuar më që nga 2015.

Reagimi i Fatmirit nuk vonoi. Ai postoi një mesazh ku e minimizon situatën, duke e cilësuar komunikimin e tij të 2019-ës si “ironik”. Sipas tij, një djalë që ka interes për një vajzë fokusohet tek ajo vajzë dhe jo tek njerëzit e tjerë që e rrethojnë. Ai shton gjithashtu se fakti që Angela bëri screenshot mesazhe të së shkuarës tregon se i kishte ruajtur në telefon për disa vite, duke e quajtur reagimin e saj si të një “femre të djegur” dhe duke theksuar se nuk donte të ulte nivelin e debatit.

Debati virtual ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, ndërsa fansat komentojnë dhe krahasojnë versionet e të dy palëve. Episodi i fundit vërteton se mosmarrëveshjet mes personazheve të njohur shqiptarë shpesh gjejnë jehonë të madhe online, duke u kthyer në një nga temat më të përfolura të momentit.