Mon, Sep 22, 2025

Vinicius mund të largohet nga Real Madrid, situata

  • PublishedSeptember 22, 2025

Vinicius mund të largohet nga Real Madrid, situata

Vinicius mund të largohet nga Real Madrid.  Situata është komplekse, veçanërisht pasi negociatat për rinovimin e kontratës së sulmuesit, e cila skadon në vitin 2027, duket se kanë ngecur.

Sipas El Chiringuito, nëse gjërat nuk përmirësohen, një largim që në janar, është i mundshëm.  Ajo çka shton edhe më shumë zërat është fakti se raporti me trajnerin Xabi Alonso, nuk është më i miri i mundshëm. Se si do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net