“Goca dhe Gra” rikthehet me surpriza! Përballje mes dy ish banoreve të “BBVA”
Talk show-i i njohur i Top Channel, “Goca dhe Gra”, rikthehet në ekran më 30 shtator, duke premtuar një sezon të mbushur me tension, energji dhe debate të nxehta. Përveç ndryshimeve në panel, ajo që ka ngjallur më shumë kureshtje është rikthimi i dy emrave që kanë bërë histori me përplasjet e tyre publike: Gerta Gixhari dhe Rozana Radi.
Kujtojmë se publiku nuk i ka harruar sherret dhe thumbat e tyre në “Big Brother VIP Albania 4”, dhe duket se Top Channel ka vendosur t’i vendosë sërish përballë njëra-tjetrës, këtë herë në rolin e moderatoreve.
Në sezonin e kaluar, paneli përfshinte emra si Kleoniki Delijorgji, Rudina Dembacaj, Loredana Brati dhe Eglantina Ceno, përkrah Gerta Gixharit.
Por këtë vit, sipas burimeve të afërta me produksionin, pritet një formulë e re, ku përveç Gertës dhe Rozanës, do të jenë edhe:
• Ema Andrea, aktore
• Anila Basha, ish-kryeredaktore
• Sherina Spahiu, motra e Jona Spahiut
Sipas raportimeve, fokusi i këtij sezoni do të jetë te temat sociale, çështjet gjinore dhe historitë personale të të ftuarve, duke ruajtur tonin provokues që gjithmonë e ka karakterizuar programin.
Publiku tashmë pret me interes nëse përplasjet e dikurshme mes Gertës dhe Rozanës do të përsëriten në këtë format, duke e kthyer “Goca dhe Gra” në një nga programet më të komentuara të sezonit.