“Ishte sulm politik”/ Mozzik flet për orën Richard Mille: Prej dy vitesh jam në hall të madh
Mozzik ka reaguar për herë të parë publikisht pas bujës së krijuar nga konfiskimi i orës së tij luksoze në Doganën e Kosovës. Përmes një shkrimi të gjatë, ai ka akuzuar disa figura të Lëvizjes Vetëvendosje se e kanë kthyer çështjen në një hakmarrje personale ndaj tij. Në reagimin e tij, Mozzik ka thënë se gjithçka që ndodhi me ndalimin e tij në aeroport ishte një “lojë” që sipas tij u përdor si skenar politik. Ai pretendon se personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë vepruar nën presionin e ministrit të Financave Hekuran Murati dhe deputetit Dimal Basha.
Deklarata e reperit
Moti kohë disa nga VV-ja e kanë personale me mua. Kjo që ndodhi me orën këto ditë ishte një lojë me skenar nga unë, por e vërteta është se ata e kanë bërë çështje personale me mua prej shumë kohësh – dhe këtë e dini edhe vetë. Personat që ishin në detyrë atë natë, mos u frikësoni! Dilni dhe tregoni hapur, ashtu siç ma keni thënë mua vetë, që keni pasur presion prej Hekuranit e Dimalit për të më ndalur në aeroport. Dilni dhe kallxoni se kjo ishte sulm politik – sepse nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Që dy vite jam në hall të madh prej padrejtësive që më janë bërë me ATK, dhe krejt kjo punë tash u bë vetëm për ta vërtetuar atë që e kam thënë gjithmonë. Ama jo, jo – nuk i kam fituar paratë as me drogë, as me hajni . I kam fituar vetëm me talentin tim. Dhe me orë fallco nuk mundet askush të më tatimojë me mijëra e mijëra euro . Dua të di me gjithë qejfin e zemrës: a është në dijeni Kryeministri për këto inate personale të vendësve të mi ndaj meje?! Unë i kam vetëm 29 vjet, por gjithmonë kam qenë një hap para jush . Më leni rahat, se tash ju nxora ashiqare!