Publikohen pamjet, përleshje gjatë xhirimeve të klipit të Don Xhonit?
Reperi i njohur Don Xhoni është duke punuar për projektin e tij më të ri muzikor, i cili sipas burimeve pranë reperit, tregojnë se pritet të sjellë një stil të freskët, me tekst të mprehtë dhe performancë vizuale të fuqishme. Por gjatë xhirimeve të klipit, duket se gjithçka nuk ka shkuar sipas planit.
Pamje të publikuara së fundmi nga Gazeta Sinjali tregojnë një përleshje fizike mes disa personave në setin e klipit, ku shihet edhe vetë Don Xhoni duke u përfshirë në situatë. Videoja, e cila ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, ka ngritur dyshime të shumta nëse bëhet fjalë për një konflikt të vërtetë apo është thjesht një skenë e inskenuar si pjesë e videos muzikore.
As Don Xhoni dhe as menaxhmenti i tij nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare për këtë incident, duke lënë fansat dhe publikun në pasiguri rreth natyrës së asaj që ndodhi realisht gjatë xhirimeve.
Ndërkohë, pritet që kënga dhe videoklipi të publikohen së shpejti, çka mund të zbulojë më shumë rreth asaj nëse skena e përplasjes ishte pjesë e narrativës artistike apo një incident i papritur. Në të dyja rastet, duket se Don Xhoni është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.