Rikthehet “Goca dhe Gra”, zbulohet data e sezonit të ri televiziv
Programi televiziv “Goca dhe Gra” vjen sërish! Ai do të rikthehet së shpejti në ekran me sezonin e tij të gjashtë.
Lajmi u konfirmua përmes faqes zyrtare të emisionit në Instagram, ku është bërë publike edhe data e nisjes së sezonit të ri: e hëna, 30 shtator.
Megjithatë, ajo që ka nxitur më shumë diskutime dhe kureshtje në rrjete sociale është mungesa e detajeve për panelin e ri. Deri më tani, faqja nuk ka zbuluar asnjë nga emrat që do të marrin pjesë këtë sezon, duke i lënë ndjekësit në pritje dhe duke nxitur spekulime për ndryshime të mëdha.
Burime pranë produksionit sugjerojnë se ky sezon do të sjellë emra të rinj dhe të papritur në tryezën e diskutimit, duke e dalluar qartë nga sezoni i kaluar.
Ky talk-show është i njohur për përfshirjen e disa moderatoreve dhe të ftuarave njëkohësisht, të cilat trajtojnë tema aktuale që lidhen me shoqërinë, jetën personale, marrëdhëniet, kulturën pop dhe më shumë.
![]()
Për publikun që ka ndjekur me interes çdo episod, mbetet edhe vetëm pak kohë për të zbuluar surprizat që ky sezon i ri ka rezervuar. Deri atëherë, rrjetet sociale vijojnë të vlojnë nga hamendësimet dhe dëshirat për rikthimin e moderatoreve të preferuara.
