Sat, Oct 4, 2025

VIDEO/ 3 gola në Milano, Milan triumfon ndaj Lecces në Kupën e Italisë

  • PublishedSeptember 23, 2025

VIDEO/ 3 gola në Milano, Milan triumfon ndaj Lecces  në Kupën e Italisë

Milan ka fituar pastër 3-0 ndaj Lecces në Kupën e Italisë. Gjërat u lehtësuan në maksimum për kuqezinjtë, pas daljes me karton të kuq të Siebert në minutën e 18-të.

Gimenez realizoi në pjesën e parë, duke dërguar ekipin e Allegrit në avantazh te dhomat e zhveshjes. Në pjesën e dytë, golat e Nkunku e Pulisic thelluan epërsinë.

Sa i takon Lecces, Medon Berisha ishte titullar, ndërsa asnjë minutë për Ylber Ramadanin.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net