Sat, Oct 4, 2025

A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj

  • PublishedSeptember 25, 2025
A votuat nga diaspora për zgjedhjet e 11 majit? Ndani përvojën tuaj

Përmes kësaj thirrje, BIRN Albania kërkon të flasë me qytetarë shqiptarë që banojnë dhe punojnë në diasporë, të cilët dëshirojnë të ndajnë me ne përvojën e tyre të parë të votimit nga jashtë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ne po synojmë të hulumtojmë nëse e drejta e votës së diasporës u ushtrua lirisht dhe jashtë çdo ndikimi. Për të realizuar këtë, kërkojmë ndihmën tuaj për të mësuar më shumë mbi procesin e regjistrimit dhe atë të votimit si dhe përshtypjet tuaja mbi procesin e administrimit të votës.

Ne duam gjithashtu t’u garantojmë se të dhënat tuaja do të jenë në çdo rast konfidenciale dhe nuk do të publikohen pa marrë më parë miratimin tuaj. Për të marrë pjesë, gjithë sa duhet të bëni është që të plotësoni pyetësorin e mëposhtëm.

Ju mund të na kontaktoni gjithashtu në rrjetet tona sociale ose në adresën e emailit: [email protected].

Përgjigjet tuaja i mirëpresim deri më 20 tetor, ora 24:00.