20 orë para ngjarjes tragjike! Postimi i motrës së Gjestit për vëllain
Një aksident i mori jetën në vendngjarje Eldion Kelmendi, vëllait të ish-banorit të njohur të Big Brother VIP Kosova, Gjestit. Rreth 20 orë para kësaj tragjedie, motra e tij, Blerina, kishte postuar disa fotografi në llogarinë e saj në rrjetet sociale, mes të cilave ishte edhe një foto me vëllain, Eldionin. Krahas imazheve, ajo kishte vendosur dy emoji me engjëj, gjë që ka prekur dhe trishtuar shumë nga ndjekësit e këngëtarit.
Eldioni ishte pjesë e momenteve më të lumtura të Gjestit, duke u shfaqur edhe në surprizën që iu bë atij gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku familja e mbështeti publikisht.
Si ndodhi aksidenti?
Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.