Fri, Oct 3, 2025

Mesazhi i Luizit për Gjestin pas humbjes së madhe: Lajmi i sotëm është i rëndë…

  • PublishedSeptember 26, 2025

Mesazhi i Luizit për Gjestin pas humbjes së madhe: Lajmi i sotëm është i rëndë…

Lajmi i ndarjes nga jeta të vëllait të Gjestit ka tronditur opinionin publik dhe shumë figura të njohura kanë shprehur dhimbjen e tyre. Mes tyre ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.

“Gjest, edhe pse bashkë nuk njihemi personalisht, lajmi i sotëm është i rëndë dhe prek këdo që e dëgjon. Ngushëllime të sinqerta për ty dhe familjen tënde,”- shkruan Luizi.

Më tej, ai i uroi forcë e durim familjes së Gjestit për ta përballuar këtë periudhë të vështirë, duke shtuar:

“Kujtimet e bukura të Eldionit qofshin ngushëllim e dritë në ditët që vijnë.”

Mesazhi i tij ka prekur ndjekësit, duke treguar edhe një herë solidaritetin që arti dhe muzika sjell përtej skenës.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.

Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.