Fri, Oct 3, 2025

Sean Combs qëndron në burg prej 13 muajsh, vendimi final në fillim të tetorit

  • PublishedSeptember 26, 2025

Sean Combs qëndron në burg prej 13 muajsh, vendimi final në fillim të tetorit

Reperi dhe producenti i njohur Sean “Diddy” Combs do të mësojë më 3 tetor vendimin përfundimtar të gjykatës lidhur me dënimin e tij për dy akuza të lidhura me prostitucionin. Ai është shpallur fajtor për organizimin e udhëtimeve ndër-shtetë për qëllime prostitucioni, në shkelje të Aktit Mann, një ligj federal mbi trafikimin seksual.

Avokatja mbrojtëse, Alexandra Shapiro, kërkoi nga gjykatësi federal Arun Subramanian që të hedhë poshtë vendimin e jurisë, duke argumentuar se Akti Mann ka origjinë të “rreme, raciste dhe seksiste”. Por gjykatësi u tregua skeptik ndaj këtij pretendimi dhe duket se po përgatitet për seancën e dënimit.

Prokurorja Christy Slavik deklaroi se Combs ka organizuar për vite të tëra performanca seksuale me pagesë, të shoqëruara nga dhunë, drogë dhe abuzime. Dy gra dëshmuan se janë rrahur nga Sean Diddy Combs.

Pas arrestimit që është bërë në muajin korrik, Sean Diddy Combs ka qëndruar në paraburgim dhe i është refuzuar lirimi me kusht. Ai mund të ketë kaluar rreth 13 muaj në burg kur të shpallet vendimi përfundimtar. Mbrojtja kërkon që ai të dënohet jo më shumë se 14 muaj, që do të thotë lirimi i menjëhershëm për sjellje të mirë. Prokuroria pritet të kërkojë dënim më të gjatë.