Tragjedia në familjen e Gjestit, Egli Tako: Më dhemb zemra…
Egli Tako i ka dërguar ngushëllime të sinqerta Gjestit dhe familjes së tij pas ndarjes nga jeta të vëllait të fituesit te ‘BBVA’.
“Askush prej nesh nuk është në kohë për të qenë i dëgjuar në këto momente të errta. Doja shumë të mos e lexoja kurrë një lajm të tillë, e te mos besoja me dhemb zemra. Zemërthyer, i shpreh ngushëllimet e mia të përzermta familjes Kelemndi, Zoti ju dhente forcë te përballoni dhimbjen e kësaj humbje kaq të madhe, e shpirti i te voglit tuaj pushoftë në paqe” u shpreh ajo.
Si ndodhi aksidenti?
Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.
Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.
Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.