Fri, Oct 3, 2025

Video/ G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait, anulon projektin muzikor

  • PublishedSeptember 26, 2025

Video/ G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait, anulon projektin muzikor

G-Bani ka reaguar me emocion dhe dhimbje pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, fituesit të “Big Brother VIP Albania 4”. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një aksidenti rrugor, duke lënë në pikëllim familjen Kelmendi. Në një videomesazh të shpërndarë në Instagram, G-Bani u shfaq me lot në sy dhe zërin që i dridhej, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta Gjestit dhe familjes së tij. Ai theksoi se ky është një moment shumë i vështirë dhe se fjalët shpesh janë të pamjaftueshme për të shprehur dhimbjen.

“Sapo mora vesh nga një njeri imi, që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.

Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.”

Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”

 

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti i rëndë ndodhi në fshatin Qungur në komunën e Pejës pasditen e sotme, ku si pasojë ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti dhe nje tjeter mbeti i plagosur.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, kur një veturë është përplasur me një motor. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit me iniciale K.B është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës. Banorët e zonës prej të cilëve u mësuan detajet kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.

Hetimet janë në vazhdim. Po ashtu ende nuk kemi një reagim nga reperi Gjesti, i cili ka qenë fituesi i edicionit të shkuar të Big Brother VIP Albania, aty ku tregoi edhe lidhjen e veçantë që kishte me vëllain e tij.