Fri, Nov 21, 2025

“Zoti ju dhëntë forcë”/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait

“Zoti ju dhëntë forcë”/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait
  • PublishedSeptember 26, 2025

Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen e tij, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim në këtë periudhë të vështirë.

Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja,” ka shkruar Fetahu.

Ky reagim i saj është pritur me shumë emocion nga ndjekësit, duke treguar edhe njëherë mbështetjen e saj për familjen në këtë moment dhimbjeje.

Çfarë ndodhi?

Ngjarja u raportua rreth orës 14:00, kur Policia e Kosovës u njoftua për një përplasje në rrugën lokale në afërsi të zonës së Bllagajës. Sipas autoriteteve, në aksident u përfshinë një veturë dhe një mjet katërçikletë me dy persona në të.

Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes mbërritën njësitet policore dhe autoambulanca. Mjeku që intervenoi në vendngjarje konstatoi vdekjen e njërit prej personave, i cili ndodhej në katërçikletë. Viktima, ashtu sikuse bëjnë me dije disa media të Kosovës, dyshohet të jetë vëllai i personazhit të njohur Gjestit, por identiteti i plotë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Personi tjetër i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.