Fri, Oct 3, 2025

G-Bani nuk e këshillon Jozin të shkojë në varrimin e vëllait të Gjestit, ja arsyeja

  • PublishedSeptember 27, 2025

G-Bani nuk e këshillon Jozin të shkojë në varrimin e vëllait të Gjestit, ja arsyeja

Vdekja tragjike e Eldion Kelmendit, vëllait të reperit Gjesti, ka prekur thellë komunitetin artistik dhe publikun. Shumë bashkëpunëtorë e miq të artistit kanë shprehur ngushëllimet e tyre, ndër ta edhe reperi i njohur G-Bani.

Në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, G-Bani u shpreh i tronditur nga lajmi. “Jam ndjerë keq shumë, ashtu do të ndihesha për çdo njeri në moshë të njomë që humb jetën, e akoma më shumë kur ndodh nga aksidenti,” tha ai.

Reperi theksoi se dhimbja është edhe më e madhe, pasi bëhet fjalë për vëllain e një personi që ai dhe kolegët e konsiderojnë “njeriun e tyre”. “Njeriu ynë ka humbur njeriun e vet, sigurisht që na është dhimbsur në shpirt,” u shpreh G-Bani.

Ai tregoi se nuk e ka kontaktuar ende Gjestin, pasi nuk e di gjendjen e tij shpirtërore. “As nuk guxoj ta kontaktoj Gjestin,” tha ai, duke kërkuar qetësi e respekt për familjen në këtë moment të rëndë.

G-Bani ka folur dhe për reagimin e mikut të tij, Joz Markut, ku tha se “Jozi ka shpirt dhe ka zemër.” Ai shtoi se miku i tij e kishte bërë postimin sepse e kishte ndjerë dhimbjen.

Megjithatë, G-Bani sqaroi se nuk do ta kishte këshilluar Jozin të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit.

“A me e këshillu me qenë te varrimi? Jo, nuk do ta këshilloja të kishte qenë te varrimi sepse jemi persona mediatikë dhe nuk duhet të tërheqim vëmendjen me prezencën tonë, duhet t’i jepet vëmendje atij djali që ka humbur jetën”, arsyetoi G-Bani