Fri, Oct 3, 2025

VIDEO/ Derbi i takon Dinamos, triumf zemre në derbi ndaj Tiranës

  • PublishedSeptember 27, 2025

VIDEO/ Derbi i takon Dinamos, triumf zemre në derbi ndaj Tiranës

Dinamo triumfon 1-2 ndaj Tiranës në derbin e kryeqytetit të mbajtur në “Selman Stërmasi”.

Dinamovitët kaluan në epërsi pas 24 minutash lojë, me Gudiabin që u kordinua si duhet dhe mposhti portierin kundërshtar.

Në fundin e pjesës së parë, bardheblutë  reklamuan penallti pasi u pengua Mensah, por nuk kishte këtë mendim arbitri.

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Dajës dyfishojnë shifrat me anë të Vilës, i cili shënon pas një asisti të Nanit.

Në të 57-tën, Tirana fiton penallti pas një prekje me dorë të Ditës. 11-metërshi u përkthye në gol nga Pacacia, i cili nuk fali para portës.

 

Ekipi i Bordin shtoi presionin dhe u vendos në kërkim të golit të barazimit, gjë  që gjithsesi nuk u arrit.

Dinamo kështu rikthehet te fitorja, ndërsa Tirana vijon me rezultatet negative.

Në sfidën tjetër, në Ballsh, Partizani u imponua 3-1 ndaj Bylis.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net