Egnatia, Tetova: Kjo fitore më gëzon, por kemi shumë punë
Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova bëri vlërësimin e tij pas fitores 1-2 ndaj Flamurtarit në Vlorë.
“Mendoj që ishte fitore që na kënaq më shumë sot. Nuk ishim shumë të përqëndruar, sidomos në pjesën e dytë në manovër. Kishim 25 minuta të dytë pjesës së parë të mira. Më pas në pjesën e dytë terreni shumë i vështirë. E ndryshuam tre herë skemën brenda lojës, më pas në tranzicion morëm fitoren e vështirë.
Problemi ishte i fushës sot, nuk të lejonte që të kishe shpejtësi. E zbritëm manovrën një linjë më poshtë. Vazhdojmë të kemi probleme në sulm, duhet të jemi më efektiv. Rastet ishin. Si shkoi loja dhe si u rëndua fusha, kjo fitore na vlen shumë.
Kishim këtë mundësi për nga mënyra e ndërrimit, nuk kishim Kryeziun që të krijonim dendësi. Morëm masat, çuam Melon djathtas te 3-4-3 dhe pastaj mendoj çdo gjë e shërbeu shumë mirë.
Siç e dimë, aty një lojtar si Trashi ka cilësi të mira. Duhet të bënim që në fillim që të kishim dendësi, ishte lëvizje e pamenduar mirë nga një mbrojtësit tonë që morëm gol. Një lojtar që vjen nga linja e dytë, normalisht që duhet të marrësh masa. Të vjen keq për nga mënyra si e merr golin.
Mendoj që është thjesht çështje pune. Mendoj se lojtarët i zgjedhim me karakteristikat që na duhen në ekip. Nuk marrim lojtarë që mos ketë asnjë cilësi, por me 2-3 karakteristika të tilla që pjesën tjetër ta plotësojmë”, – Tha ai.
© BalkanWeb