Fri, Oct 3, 2025

“Tradhtia” e Wanda Narës me Brozoviç, Gjykata e Apelit në Milano jep vendimin për historinë e bujshme

  • PublishedSeptember 28, 2025

“Tradhtia” e Wanda Narës me Brozoviç, Gjykata e Apelit në Milano jep vendimin për historinë e bujshme

Një nga çështjet më të shumëpërfolura në mediat rozë në Itali prej vitesh është ajo që publikoi në vitin 2019 mbreti i paparacëve, Fabricio Korona.

“Mauro Ikardi divorcon gruan e tij, Uanda Nara ka tradhtuar partnerin e saj me Marcelo Brozoviç”, shkruante asokohe ai në artikullin në “King Corona Magazine”. Një artikull ku aludohej për një histori mes Uanda Narës dhe mesfushorit kroat, në periudhën kur pjesë e skuadrës së Interit ishte edhe Mauro Ikardi e që kishte sjellë më pas përplasjet brenda grupit zikaltër.

Një histori që Korona nuk e ka vërtetuar kurrë dhe për të cilën është çuar në gjyq për shpifje dhe dëme morale nga personat e përfshirë në këtë mesele, më saktësisht Uanda Nara, Mauro Ikardi dhe Marcelo Brozoviç bashkërisht.

Shkalla e parë kishte marrë vendim për këtë çështje duke dënuar Fabricio Koronën dhe Gjykata e Apelit në Milano, ka konfirmuar gjithçka, duke detyruar paparacin e njohur që të dëmshpërblejë personat për të cilët ka bërë këtë shpifje.

Kësisoj, ai do të paguajë gjobën prej 1500 eurosh, do të dëmshpërblejë me 7500 euro si Uanda Narën, ashtu edhe Mauro Ikardin, si dhe me 5 mijë euro Brozoviç.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net