Fri, Oct 3, 2025

Diskriminim për shkak të peshës? Reperja amerikane mbyll çështjen me Lyft

  • PublishedSeptember 29, 2025

Diskriminim për shkak të peshës? Reperja amerikane mbyll çështjen me Lyft

Reperja amerikane plus-size Dunk Demos, e njohur ndryshe si Dazhua Blanding, ka arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me kompaninë Lyft, pas një padie që ngriti për diskriminim.

Incidenti ndodhi në janar, kur Blanding pretendon se një shofer i Lyft refuzoi ta transportonte, duke i thënë se ishte “shumë e madhe” për makinën e tij dhe madje e kërcënoi se do t’i “shponte gomat” nëse tentonte të hipte.

Në atë kohë, artistja kishte ndarë me ndjekësit në rrjete sociale se peshonte mbi 250 kilogramë, por se kishte nisur një program për humbje peshe, duke arritur të reduktonte mbi 18 kilogramë deri në fund të vitit.

Në një video të publikuar në Instagram, ajo tregoi momentin e debatit me shoferin. Kur i tha: “Mund të futem në këtë makinë”, ai iu përgjigj: “Më beso, nuk mundesh”. Më vonë, shoferi kërkoi falje, duke i sugjeruar të porosiste një Uber XL dhe premtoi rimbursimin e udhëtimit.

Pamjet shkaktuan reagime të shumta online. Ndërsa shumë njerëz e mbështetën reperen dhe e konsideruan incidentin diskriminues, të tjerë dolën në mbrojtje të shoferit, duke thënë se ai u tregua i sjellshëm dhe kishte arsye praktike për refuzimin.

Avokatët e Blanding, Zach Runyan dhe Jonathan Marko, argumentuan se veprimi i shoferit përbënte shkelje të ligjit të shtetit të Michigan, i cili ndalon diskriminimin mbi bazën e peshës.
“Refuzimi për të transportuar dikë për shkak të peshës nuk është vetëm i paligjshëm, por edhe i rrezikshëm,” tha Runyan për mediat.

Edhe pse marrëveshja me Lyft u arrit, Blanding shprehu zhgënjimin e saj:

“Kam qenë në makina më të vogla se kjo… Dua vetëm që ata të kuptojnë se ndjenjat e mia u lënduan.”