Pas një pauze të gjatë, Ana de Armas shfaqet sërish, por ku është Tom Cruise?
Aktorja kubane 37-vjeçare Ana de Armas ishte një nga yjet më të spikatur në festën private të Louis Vuitton, e mbajtur në ambientin elegant të Caviar Kaspia në Paris, të dielën në mbrëmje. E veshur me një kostum të zi me pantallona dhe xhaketë, kombinuar me këpucë luksoze me logon LV, Ana përçoi klas dhe thjeshtësi, nën kujdesin e stilistes së saj, Samantha McMillen.
Me flokët e ndarë në mes dhe grimin e saj të zakonshëm të rafinuar me nuanca vjollce, ambasadorja e markës franceze u shfaq e buzëqeshur dhe në formë të shkëlqyer, edhe pse vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi një detaj: mungesa e partnerit të saj, Tom Cruise.
Ndonëse janë parë shpesh bashkë në muajt e fundit, Ana dhe Tom nuk janë fotografuar publikisht që nga 27 korriku, kur u kapën për dore në Vermont. Lidhja e tyre, e përfolur për diferencën prej 26 vitesh në moshë, ka bërë jehonë në media që prej darkës së tyre të parë në Londër, pak para Shën Valentinit.
Pavarësisht zhurmës mediatike, Ana po e mban fokusin te karriera. Ajo pritet të luajë në filmin me buxhet të madh “Deeper”, përkrah Cruise, ndërsa vazhdon punën në projektin “Bananas” për Apple TV+.
De Armas, e njohur edhe për historinë e saj me Ben Affleck dhe martesën me Marc Clotet, mbetet një nga aktoret latine më të kërkuara sot në Hollywood.