Fri, Oct 3, 2025

“Kush është presidenti i Shqipërisë?”- Rizarta Hoxha habit me përgjigjen

  • PublishedSeptember 30, 2025

“Kush është presidenti i Shqipërisë?”- Rizarta Hoxha habit me përgjigjen

Blogerja Rizarta Hoxha, e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania”, është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale. Arsyeja lidhet me një përgjigje të saj gjatë emisionit të fundjavës “E Diell” në Top Channel.

Teksa ndodhej në panel përkrah gazetarit Bled Mane, ky i fundit iu drejtua me një pyetje “për Gjeneratën Z”, duke i lënë të kuptohej se donte të testonte njohuritë e saj. “Cili është presidenti i Shqipërisë?”, e pyeti Bledi, ndërsa Rizarta, pa hezitim, u përgjigj: “Ilir Meta, që është në burg?”

Deklarata e saj shkaktoi çudi dhe të qeshura në studio. Moderatori Manushi ndërhyri për ta zbutur situatën, duke thënë me humor: “Ç’rëndësi ka, ajo ka ngelur aty te ai”. Megjithatë, reagimet në rrjet nuk vonuan. Shumë përdorues e komentuan momentin si tregues i mungesës së informacionit për figurat kryesore politike, ndërsa të tjerë e morën me sportivitet, duke e konsideruar thjesht lapsus.

Rizarta Hoxha, e cila pas “Big Brother VIP Albania” ka fituar ndjekës të shumtë në Instagram dhe njihet për stilin e saj të drejtpërdrejtë, nuk ka reaguar ende publikisht për këtë episod. Momenti, megjithatë, është bërë viral në rrjete sociale dhe po shpërndahet gjerësisht në portale e profile humoristike.