Fri, Oct 3, 2025

Përballje pretendentësh, Barça-PSG dueli i “zjarrtë” i raundit të 2-të në Champions

  • PublishedSeptember 30, 2025

Përballje pretendentësh, Barça-PSG dueli i “zjarrtë” i raundit të 2-të në Champions

Barcelona-PSG do të jetë padyshim ndeshja më e rëndësishme e raundit të dytë të fazes së Ligës në Champions League. Në Barcelonë të mërkurën në mbrëmje do të vihen përballë dy prej skuadrave që shihen si pretendentë seriozë për të shkuar deri në finale e madhe të Budapestit.

Nga njëra anë katalanasit e Hansi Flick, të cilët pas suksesit ndaj Sociedad të dielën numërojnë 5 fitore radhazi mes kampionatit dhe Championsit, duke marrë edhe primatin në kampionatin spanjoll për here të parë këtë sezon. Në krahun tjetër kampionët e Evropës dhe Francës, PSG që deri tani kanë gabuar vetëm një ndeshje, atë ndaj Marsejës në kampionat. Parizienët e drejtuar nga ish tekniku I katalanasve Luis Enrique shihen sërish si pretendentë këtë vit në Champions, pavarësisht se të fitosh 2 herë radhazi këtë kompeticion është një objektiv më shumë se sa i vështirë.

Hera e fundit kur këto dy skuadra janë përballur me njëra tjetrën ishte dy sezone më pare, atëherë kur PSG do të thyente barcelonën në shtëpi me shifrat e thella 1-4, duke i eleminuar në fazën çerekfinale të atij sezoni. Një përballje që gjithmonë ka dhuruar shumë gola e plotë emocione ndër vite. E njëjtë me shumë gjasa pritet të jetë edhe dueli i këtij sezoni.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net