Fri, Oct 3, 2025

Rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm për Bylisin, Josa planifikon sfidën e Durrësit

  • PublishedSeptember 30, 2025

Rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm për Bylisin, Josa planifikon sfidën e Durrësit

Bylisi ka dalë dje në stërvitje me grup të plotë, teksa e diela është lënë pushim për ata lojtarë që luajtën si titullarë në sfidën me Partizanin. Por ballshiotët vazhdojnë traditën e viteve të shkuara, teksa u kanë dhënë minuta disa lojtarëve si: Beqaj, Skënderaj, Kane, Peralta, Sulovari, Gjuzi, Abdullahi, Hodo, Pjeshka, Akibu, Koita, Buraneli, Gabi.

Por ajo që bie në sy është rikthimi dhe rikuperimi i Serxhio Eminit që prek fushën pas një periudhe të gjatë, por edhe Haxhi Idrisu, një lojtar me perspektivë dhe që shihet ai alternativë edhe në skuadrën e parë.

Stafi mallakastriot ka ndjekur tërë lojtarët, të cilët nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat dhe një pjesë e tyre edhe pse kanë qenë në stol, nuk janë aktivizuar në Superiore ose kanë marrë pak minuta siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të tyre. Ballshiotët nisin kështu që të mendojnë për sfidën e radhës në kampionat, atë me Teutën, e cila do të zhvillohet në fundjavë në “Niko Dovana” më 5 tetor. Trajneri Josa dhe stafi e kanë nisur javën me analizë, ndërsa kanë kërkuar që të mbajnë skuadrën me “këmbë në tokë”.

Ballshiotët synojnë që të ruajmë ritmin, në mënyrë që të shkojnë në pushimin 2-javor më të qetë dhe të rigjenerojnë energjitë për vazhdimin e garës, pasi kanë një kalendar shumë të fortë dhe me ndeshje mjaft të forta në transfertë, por edhe shtëpi. Me gjashtë pikë në 5-ndeshje, ballshiotët nuk është se janë brenda pritshmërive, pasi synimi ishte që të kishin së paku 7-8 pikë, jithsesi gara sapo ka nisur dhe skuadra premton shumë nisur edhe nga organika apo lojërat në rritje dhe duelet me skuadrat pretendente. Ballshiotët janë fokusuar te sfida e Durrësit, aty ku do të shkojnë që të luajnë futboll dhe pse jo edhe për të marrë pikë.

Në dy transferta, Bylisi ka marrë dy pikë, barazim me Flamurtarin sfidë që është luajtur në Ballsh, por sidomos ajo me Dinamon në Tiranë. Stafi shpreson shumë që të jetë me organikë të plotë dhe ka shenja pozitive nga infermieria, pasi Sulovari po shkon drejt rikuperimit maksimal, por pas afro 1 viti është rikthyer edhe sulmuesi i talentuar Serxhio Emini. Kështu që organika sa vjen e plotësohet, çka ndikon në rritje e konkurrencës dhe cilësisë në skuadrën e Mirel Josës. Ekipi mallakastriot këtë sezon synon që të jetë në vendet e sipërme të renditjes, por edhe pse jo të bëjë të vetën Kupën e Shqipërisë, të cilës i ka shkuar afër disa herë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net