Fri, Oct 3, 2025

Zyrtare, kontratë deri në vitin 2030, lojtari rinovon me Arsenalin

  • PublishedSeptember 30, 2025

Zyrtare, kontratë deri në vitin 2030, lojtari rinovon me Arsenalin

Rinovim i rëndësishëm në shtëpinë e Arsenalit. Londinezët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar bashkëpunimin me William Saliba. Mbrojtësi do të qëndrojë te kjo skuadër, të paktën deri në vitin 2030.

“Jam i lumtur tani, por jo 100% i lumtur sepse duhet të bëjmë më shumë. Duhet të fitojmë tituj, sepse këtë e duam ne, këtë e do klubi.

Trajneri është një nga më të mirët në botë. Më ka ndihmuar shumë, ai dhe stafi i tij. Jam shumë i lumtur që punoj me ta”- tha mbrojtësi.

Image
Image

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net