Fri, Oct 3, 2025

Bayern “shuplakë” Palos, perfekt në Champions, Harry Kane nuk ndalet, Kompany: Jemi në rrugën e duhur

  • PublishedOctober 1, 2025

Bayern “shuplakë” Palos, perfekt në Champions, Harry Kane nuk ndalet, Kompany: Jemi në rrugën e duhur

Bayern Munich është thjesht një makineri perfekte, një skuadër e kolauduar në mënyrë të shkëlqyer në këtë fillim sezoni, me ekipin e Kompany që nuk njeh rivalë, me 7 fitore në 7 ndeshje mes Budesligë dhe Champions. “Viktima” e tyre e radhës ishin modestet e Pafos ku Harry Kane me shokë triumfuan me rezultatin e thellë 5-1.

“Bomberi” anglez hapi siparin në minutën e 15-të, ndërsa 5 minuta më pas ishte Guerreiro që finalizoi me gol një aksion fantastik duke dyfishuar shifrat. Ndeshja u zhvillua me një drejtim, me Bayern që u spostua totalisht në fushës e Pafos. Në të 31-të ishte radha e Jackson për të festuar. Festivali i kampionëve gjerman nuk kishte fund me Harry Kane që realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Bayern në minutën e 34-ët. Për të sjell sa do pak festë në shkallët e stadiumit, te tifozët qipriot, mendoi Orsic që realizoi një super gol në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, Bayern thjesht menaxhoi me qetësi rezultatin, por nuk mungoi në apel as Olise, me sulmuesin francez që sigloi shifrat në 5-1. Ky ishte suksesi i dytë për Bayern në këtë edicion të Champions League, 6 pikë të plota. Në sytë e çdo tifozi ky takim dukej si një seancë stërvitore, për Kompany nuk e sheh në këtë mënyrë:

“Isha i sigurt se Pafos nuk do të ishte një kundërshtar i lehtë në shtëpi, dhe ashtu ndodhi, sidomos në pjesën e dytë ku na u desh të luftonim për të stabilizuar ndeshjen. Prioriteti im është të vazhdojmë me këto paraqitje. Tani jemi në rrugën e mbarë në Champions League”, u shpreh trajneri i Bayern Munich pas suksesit 5-1 përballë Pafos.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net