Thu, Oct 2, 2025

Humbja ndaj PSG, Henry i ashpër me Barcelonën: Kjo nuk është rruga e duhur për të fituar Champions

  • PublishedOctober 2, 2025

Humbja ndaj PSG, Henry i ashpër me Barcelonën: Kjo nuk është rruga e duhur për të fituar Champions

Ikona e njohur, Thierry Henry nuk hezitoi të kritikonte Barçën pas humbjes ndaj PSG në Champions.

“Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me atë linjë të lartë, më vjen keq. Kundër ekipeve të mëdha, je i ekspozuar në mënyrë të pashmangshme”.

“Çdo aksion mund të shndërrohet në gol, dhe pikërisht kjo ndodhi kundër PSG-së. E kemi thënë prej kohësh, por ata nuk donin ta ndryshonin”.

“Trajnerët mund të jenë kokëfortë me strategjinë e tyre, por në ndeshje vendimtare kjo mund të jetë e kushtueshme. Barcelona duhet të mësojë të jetë më e kujdesshme nëse dëshiron të kthehet në protagoniste në Evropë”.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net