Fri, Oct 3, 2025

Juves i “ngrin” buzëqeshja, Napoli i falet dyshes De Bruyne-Hojlund

  • PublishedOctober 2, 2025

Juves i “ngrin” buzëqeshja, Napoli i falet dyshes De Bruyne-Hojlund

Juve flirton me suksesin në Spanjë, por Villareal i kap në fund, duke i hequr nga duart një 3 pikësh të artë. Pas barazimit të “çmendur” kundër Dortmund, “Zonja e Vjetër” ngec sërish, këtë herë përballë “nëndetëses së verdhë”, një “X” me gola që i sposton drejt mesit të tabelës me vetëm 2 pikë pas 2 sfidave të para.

Vendasit kaluan të parët në avantazh pas një goli të shënuar nga Mikautadze në minutën e 18-të. Në fraksionin e dytë, Juve krijoi iluzionin se do të vinte në jetë një përmbysje të madhe, ku fillimisht ishte Gatti i cili me një veprim akrobatik fantastik brenda në zonë realizoi një super gol duke rikthyer baraspeshën. Juve nuk u mjaftua me kaq, por në të 56-tën, Conceicao ushtroi presion në zonë, përfitoi dhe nga një gafë në prapavijën e Villareral duke shënuar golin e dytë për Juven. “Zonja e Vjetër” dështoi të mbronte këtë avantazh të madh, pasi në shtesë, Renato Viega me kokë, sigloi shifrat në 2-2, një “X” që nuk kënaq asnjë nga dy ekipet.

Ndryshe nga Juve, Napoli merr fitoren e parë në këtë edicion të Champions League. Ekipi i Conte-s triumfoi 2-1 përballë Sporting Lisbonë. Kevin Bruyne dhe Hojlund ishte dy protagonistët kryesorë në këtë triumf. Fantazisti belg krijoi, ndërsa danezi finalizoi, dy asiste dy gola. Fillimisht, De Bruyne krijoi një korridor të bukur në minutën e 36-të, aty ku Hojlund u shkëput shpejt duke kaluar Napolin në avantazh. Në fraksionin e dytë, në minutën e 62-të, Sporting fitoi një 11-metërsh, i konvertuar në gol nga Suarez. Për t’i dhuruar fitoren Napolin mendoi sërish dyshja De Bruyne-Hojlund, me këtë të fundit që me kokë realizoi një gol të bukur duke bërë që stadiumi “Maradona” të shpërthente në festë, për më tepër që në fund rezultoi një gol trepikësh.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Zonja, një tjetër shpërdorim. Tjetër barazim për Juven. Hojlund, Napoli ëndërron”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Kënaqësia e parë e Evropiane për Hojlund. Napoli duartroket dy asist e De Bruyne”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net