Thu, Oct 2, 2025

Ndeshjet e tetorit,  trajneri i Gjermanisë publikon listën

  • PublishedOctober 2, 2025

Ndeshjet e tetorit,  trajneri i Gjermanisë publikon listën

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka  bërë publike listën për tetorin, muaj në të cilin Panzerat do luajnë dy ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

I vetmi debutues në skuadër është mbrojtësi i majtë i Eintracht Frankfurt Nathanial Broën, ndërsa spikat rikthimi i Nico Schlotterbeck

Ridle Baku, mesfushori i Leipzig grumbullohet për herë të parë që nga nëntori 2021.

Gjermania do të përballet me Luksemburgun më 10 tetor, dhe tre ditë më vonë, do të sfidojë Irlandën e Veriut në Belfast.

Sfida kundër Irlandës së Veriut do të jetë e rëndësishme për ekipin e Nagelsmann pasi aktualisht kanë pika të barabarta me vendasit, të cilët ua vështirësuan gjërat në Köln në përballjen e kaluar.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net