Thu, Oct 2, 2025

VIDEO/ Shkëndija pëson disfatë në Conference League, barazim i Dritës, Roma mposhtet në shtëpi

  • PublishedOctober 2, 2025

VIDEO/ Shkëndija pëson disfatë në Conference League, barazim i Dritës, Roma mposhtet në shtëpi

Këtë të enjte pasdite u zhvilluan disa ndeshje të xhiros së dytë në fazën e ligës në Conference League.

Skuadra shqiptare, Shkëndija pësoi disfatë 2-0 ndaj Rayo Vallecanos, në sfidën e luajtur në Spanjë. Golat u realizuan nga Lopez dhe Perez, në pjesën e parë.

 

 

 

Në Finlandë, barazim 1-1 i Dritës me Kups. Golit të Parzyszek iu përgjigj Dabiqaj, me këtë të fundit që i dhuroi një pikë shumë të rëndësishme skuadrës dardane.

Në Europa League, Roma u mund 0-1 nga Lille. Goli i vetëm i sfidës mban firmën e Haraldsson. Barazim 1-1 i Bolognas ndaj Freiburg, sakaq Betis triumfoi 0-2 ndaj Ludogorets.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net