Thu, Oct 2, 2025

Xhesika Polo flet për lidhjen e saj: Jemi martuar që në ditën e parë bashkë

  • PublishedOctober 2, 2025

Xhesika Polo flet për lidhjen e saj: Jemi martuar që në ditën e parë bashkë

Këngëtarja e njohur Xhesika Polo ka sjellë për publikun projektin e saj më të fundit muzikor, me titullin “Oj ti vajzë”. Kënga, e cila mbart një mesazh të fuqishëm, është shkruar nga vëllai i saj, siç u shpreh vetë artistja gjatë një interviste në emisionin “Zgjohu me MCN”.

Por përveç muzikës, Xhesika ndau edhe momente intime nga jeta e saj private. Ajo konfirmoi se mban një unazë në gisht dhe se tashmë është e martuar. “Unë jam shumë e lumtur, shumë e dashuruar. Jam vetja ime që kur hap sytë e deri sa i mbyll, dhe jetoj në paqe me lëkurën time,” tha këngëtarja.

Xhesika tregoi se partneri i saj nuk është pjesë e botës së showbiz-it, megjithatë ka një shpirt artistik të veçantë. “Partneri im nuk është i fushës, por në shpirtin e tij ka art, muzikë dhe një bukuri që e bën unik. Në çdo vendim që marr, konsultohem me të dhe ndihem e sigurt që gjithmonë do të më udhëheqë drejt së mirës. Njeriu i duhur vjen në kohën e duhur,” shtoi ajo.

Deklarata e saj:

Unë jam shumë e lumtur, shumë e dashuruar. Jam vetja ime që kur hap sytë dhe deri sa i mbyll dhe jetoj në paqe me lëkurën time. Partneri im nuk është i fushës, nuk merrem me të fushës. Partneri im në shpirtin e tij ka art, muzikë, ka shpirtin më të bukur në gjithësi. Sot jam shumë krenare të them se në çdo vendim që marr konsultohem me të dhe jam e sigurt që për çdo gjë do është e mirë për mua. Njeriu i duhur vjen në kohën e duhur. Po kam thënë “po”. Ne jemi martuar që në ditë të parë bashkë. Ne kemi bërë disa këngë bashkë, njëra është “Fatale”, kemi bërë vijën melodike. Kemi bërë dhe dy vija melodike. Nuk e pëlqen famën, por pas skenës jemi bashkë.