Fri, Oct 3, 2025

Barça e nxjerr në shitje, Bayern Munich në “sulm” për Dani Olmon

  • PublishedOctober 3, 2025

Barça e nxjerr në shitje, Bayern Munich në “sulm” për Dani Olmon

Një vit më parë, Barcelona bëri gjithçka për të pasur në skuadër Dani Olmo, madje rrezikuan deri në fund të mos e regjistronin, por gjërat nuk shkuan ashtu si drejtuesit e klubit shpresonin, me Hansi Flick që nuk e ka opsion të parë, për këtë arsye janë të hapur për të dëgjuar ofertat që vijnë në drejtim të futbollistit spanjoll.

Sipas mediave, Barça kërkon të lirohet nga Dani Olmo gjatë merkatos së verës. Bayern Munich po ndjek nga pranë situatën e lojtarit, me klubin gjerman që janë gati të paraqiten me një ofertë zyrtare.

Olmo e njeh shumë mirë Bundesligën pasi ka qenë pjesë e Leipzig, një tjetër detaj i fortë që bind drejtuesit e Bayern të paraqiten me një ofertë konkrete.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net