Fri, Oct 3, 2025

Mungojnë ata që dinë të shënojnë në sfidën mes Partizanit dhe Tiranës, vetëm Skuka si alternativë e freskët

  • PublishedOctober 3, 2025

Mungojnë ata që dinë të shënojnë në sfidën mes Partizanit dhe Tiranës, vetëm Skuka si alternativë e freskët

Të dyja skuadrat vuajnë për një bomber. Futbollisti që ka shënuar më tepër gola në këtë sezon nga Tirana dhe Partizani është Vusal Isgandarli. Sulmuesi azer e ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës, ndërsa e fundit ishte nga penallia.

Në të dyja rastet Partizani është mposhtur. Shijen e golave në derbi ndërkohë e di Xhuliano Skuka, që megjithatë projektohet ta nisë sot nga stoli. Tri herë i ka shënuar sulmuesi dibran Tiranës duke mbajtur veshur fanellën e kuqe. Njëherë ishte me roveshatë, teksa Tirana e përmbysi rezultatin 1 me 2 në “Elbasan Arena” dhe fitoi titullin, më pas në fitoren 0-1 të Partizanit në “Air Albania”.

Të dyja sfida të vitit 2022. Derbi i fundit ku Skuka ka shënuar ishte në shkurtin e vitit 2024. Skuka vendosi baraspeshën nga penalltia, teksa Cara shënonte golin e fitores 2 me 1 në “Air Albania”. Tiranën e nderonin në përballjen e fundit Zharmuni dhe Ernest, që nuk janë më pjesë e bardhebluve. Nëse te Partizani kujtohet edhe Sembene me Kekon që kanë shënuar dhe mungojnë për shkak dëmtimi, për Tiranën do jetë sfidë te lojtarët që të gjejnë rrugën e rrjetës.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net