Fri, Oct 3, 2025

Sfida me Shqipërinë, Stojkovic publikon listën, “fshin” dy sulmues

  • PublishedOctober 3, 2025

Sfida me Shqipërinë, Stojkovic publikon listën, “fshin” dy sulmues

Në Serbi, atmosfera nuk është aspak pozitive, kjo si pasojë e përplasjeve brenda ekipit përfaqësues, por dhe situatës politike në vend. Pavarësisht këtij fakti, ashtu siç u shpreh edhe trajneri Sylvinho, sfida e 11 tetorit është e rëndësishme për Shqipërinë, por është e tillë edhe për Serbinë. Me 7 pikë, por me një ndeshje më shumë në dispozicion, Serbia renditet në vendin e tretë, një pikë më pas se Shqipëria, për këtë arsye, edhe serbët kërkojnë pikët e plota për të blinduar vendin e dytë në Grupin K, pasi kreu është kthyer prej kohësh “pronë” e Anglisë.

Serbia Lista
Serbia Lista

Ashtu si Sylvinho, edhe trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic bëri publike listën me lojtarët e ftuar për takimin e 11 tetorit në Leskovac. Ajo që bie në sy është mungesa e lojtarë si Dusan Tadic apo Aleksandar Katai.

Ky i fundit është lojtari më në formë që ka Serbia, autor i 11 golave në 7 ndeshje me ekipin e Crvena zvezda. Lënia jashtë e Katajit ka prodhuar një debat të madh në Serbi. Në lidhje me fazën sulmuese, trajneri Stojkovic ka përzgjedhur Dusan Vlahovic, gjithashtu një lojtar që po kalon një formë të mirë edhe pse te Juventus është kthyer në zëvendësues luksi. Nuk mungojnë për takimin kundër Shqipërisë edhe lojtarë si Aleksandar Mitrovic dhe Luka Jovic.

()

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net