Fri, Oct 3, 2025

VIDEO/ Tirana sundon në derbi, fiton pastër ndaj Partizanit

  • PublishedOctober 3, 2025

VIDEO/ Tirana sundon në derbi, fiton pastër ndaj Partizanit

Tirana tregon forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar këtë takim.

Në start, ishin të kuqtë që u shfaqën më kërkues, por pa mundur dot të bëjnë diçka konkrete.

Për të ardhur te goli i parë i bardhebluve, te Partizani nuk kuptohen si duhet në prapavijë, me Falaje që nuk fal duke ndëshkuar kundërshtarin.

 

Nuk vonoi shumë edhe goli i dytë i ekipit të Bordin. Pacacia fitoi penallti, të cilën e shndërroi në gol po vetë.

 

 

Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm dhe ushtroi presion asfiksues, por vetëm kaq, pasi Tirana mbylli një herë e mirë llogaritë me golin e Tabeku.

Ky sukses ringjall Tiranën, me këta të fundit që shkojnë në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Partizani ka 4 pikë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net