Zyrtare, mesfushori i kombëtares rinovon kontratën me skuadrën
Julian Shehu ka rinovuar kontratën me Widzew Lodz. Mesfushori i kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin polak dhe do të vijojë bashkëpunimin deri në 2028.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ka qenë vetë trajneri i Lodz, Patryk Czubak, i cili ka dhënë dakordësinë e tij për rinovimin e futbollistit, pasi e shikon lojtarin si pjesë të rëndësishme të skemave.
27-vjeçari, në këtë sezon ka luajtur 10 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola, ndërsa ka dhuruar 2 asiste. Ai është pjesë e këtij ekipi që në vitin 2022, periudhë në të cilën vinte nga Laçi.

© BalkanWeb