Sat, Oct 4, 2025

Inter argëtohet ndaj Cremoneses, triumf i thellë në Serie A

  • PublishedOctober 4, 2025

Inter argëtohet ndaj Cremoneses, triumf i thellë në Serie A

Inter nuk fal në shtëpi ndaj Cremoneses, duke marrë një fitore 4-1, në sfidën e vlefshme për Serie A. Zikaltërit vendosën sfidën në “shinat” e duhura që në pjesën e parë, duke realizuar me Martinez e Bonny.

Fillimi i pjesës së dytë ishte perfekt për të besuarit e Chivus, pasi Dimarco e Barella thelluan shifrat.

Për miqtë goli i nderit mban firmën e një ish futbollisti të Interit, Bonazzoli.

Inter aktualisht renditet në vendin e katërt me 12 pikë, sakaq Cremonese është në vendin e tetë me 9 pikë.

© BalkanWeb


AlbaniaWeb.net