Sun, Oct 5, 2025

A është në krizë marrëdhënia e Teuta Krasniqit me Adonis Morinën?

  • PublishedOctober 5, 2025

A është në krizë marrëdhënia e Teuta Krasniqit me Adonis Morinën?

Prej disa kohësh, në rrjetet sociale dhe mediat rozë po përflitet për një ftohje në marrëdhënien mes aktores së njohur Teuta Krasniqi dhe partnerit të saj, Adonis Morina. Thashethemet janë shtuar javët e fundit, pasi ndjekësit kanë vënë re disa ndryshime të dukshme në aktivitetin e tyre online.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dhënë ndonjë deklaratë publike për situatën, veprimet e fundit në rrjete sociale kanë ngritur dyshime të reja. Sipas raportimeve, Teuta dhe Adonisi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, një detaj që shumë fansa e kanë interpretuar si shenjë të mundshme ndarjeje.

Pas rikthimit të Adonisit në rrjete sociale, është vënë re menjëherë se ndërveprimi me Teutën mungon totalisht. As komente, as pëlqime, dhe as ndjekje reciproke një situatë që ka shtuar zërat për një krisje në çift.

Sipas pamjeve të publikuara nga emisioni “Prive”, Adonisi është parë gjatë verës në festivalin “Sunny Hill” i vetëm, në shoqërinë e miqve të tij, pa praninë e Teutës. Kjo mungesë, në një event publik ku zakonisht çifti shfaqej bashkë, ka ngjallur edhe më shumë kureshtje e dyshime.


Nga ana tjetër, duket se Teuta Krasniqi po përqendron energjitë e saj tek karriera profesionale. Aktorja është jashtëzakonisht aktive me projekte të reja dhe aktualisht është pjesë e serialit shumë të ndjekur “Çka ka Shpija”, ku vazhdon me sukses rolin e saj të njohur e të dashur për publikun.

Burime pranë produksionit tregojnë se Teuta ka qenë e përfshirë intensivisht në xhirime kohët e fundit, duke i kushtuar gjithë kohën punës dhe projekteve të reja artistike.