Sun, Oct 5, 2025

Mikela dhe Efi replikojnë në distancë për prishjen e miqësisë, pse u prishën raportet mes tyre?

  • PublishedOctober 5, 2025

Mikela dhe Efi replikojnë në distancë për prishjen e miqësisë, pse u prishën raportet mes tyre?

Mikela Pupa ishte së fundmi e ftuar në Andale Media, ku foli për prishjen e miqësisë me Efi Dhedhesin dhe për pjesëmarrjen e tyre në Big Brother VIP 2. E pyetur nëse ndihej e penduar që hyri në shtëpi së bashku me Efin, Mikela u shpreh: “Nuk pendohem. Jam njeri që nuk rri e vras shumë mendjen ‘Si ndodhi?’, ‘Pse ndodhi?’ Dhe më pëlqen që ndodhi ashtu sepse më vonë koha tregoi dhe shumë gjëra të tjera.”

Ajo tregoi se nuk ka më asnjë kontakt me ish-mikeshën e saj dhe shtoi: “Gjëja e vetme që mua më vjen keq është që kujtimi i fundit që kam me të nuk ka qenë fare i mirë dhe kam qenë shtatzënë… por që i uroj më të mirat dhe të ketë suksese në jetën e vet.” Mikela gjithashtu nënkuptoi se fama mund të ketë ndryshuar marrëdhënien mes tyre: “Kur të kesh lekun dhe famën i kupton vërtet njerëzit se kush janë.”

Pas deklaratave të Mikelës, Efi reagoi përmes Instagramit, duke dhënë këshilla për fansat e saj:

“E nisim ditën me një këshillë pozitive: sa herë të shihni dikë, dëgjoni dikë që mund t’ju ulë vlerat ose energjinë ose t’ju prishë ditën, ju aty merrni akoma më shumë fuqi dhe jepini, se sa më shumë njerëz të flasin keq për ju, do të thotë që jeni në rrugën e duhur.”

Më tej, Efi vazhdoi:

“Nëse jeni i mirë me të gjithë do të thotë që diçka nuk shkon me ju sepse njeriu nuk mund të përshtatet dhe të pëlqehet nga gjithkush, pra i bie që po shtireni, kështu që mos gënjeni veten. Mos u mundoni t’i përshtateni çdo shoqërie, por gjeni shoqërinë që ju përshtatet.”

Efi vazhdoi të shtjellonte mendimin se “do të ketë njerëz të cilët do të të pengojnë në rrugën tënde”, por gjithçka varet nga këndvështrimi yt për këta persona:

“Nëse ti e sheh që këta njerëz të cilët të pengojnë do të të shërbejnë, atëherë nuk do mërzitesh.”

Ajo thotë më pas se njerëz të ndryshëm kanë mendime të ndryshme për ne, më së shumti negative, dhe dha shembull nga vetja:

“Në rastin tim, ka raste që fytyra ime është… o Zot i madh dhe nuk më flitet me gojë. Personi që më ka takuar atë ditë, do thotë ‘ajo Efi shumë njeri i hidhur’. Ti ekziston në këtë botë në 1 milion versione të ndryshme.”

“E di cila është një nga fazat më të bukura të jetës? Atëherë kur ti ndalon së qeni një viktimë. Kur ndalon së fajësuari të tjerët për problemet që ti ke në jetë.”